Sunday 14 May 2023

Shfaqja e Papa Benediktit te murgesha kolumbiane, duke zbuluar Testamentin e tij të vërtetë, që konfirmon se ai ishte Papa i fundit legjitim në tokë


21 Prill 2023

Në 2 shkurt 2023, Festa e Qirinjve, një murgeshë spanjisht-folëse nga Kolumbia thuhet se ka pasur një shfaqje/vizion të Papa Benediktit XVI gjatë Meshës, dhe më pas një vizion tjetër në të cilin investigon burimet e tij, dhe nuk ka vetëm për të nxjerrë diçka me kaq peshë. Kjo gjithashtu na duket ne autentike. Në këtë testament, ai rrëfen grushtin e shtetit në Vatikan dhe zbulon se si është në të vërtetë Bergoglio; dhe çfarë ai i tha pak para vdekjes së tij. Lexojeni dhe lutuni për dije. Shën Pali thotë se ne duhet të dimë gjithçka dhe të ruajmë të mirën.

Deklaratë e shkurtër nga përkthyesi gjerman: 

Kjo iu komunikua më 2 shkurt 2023 në Kolumbi motrës Benedikta të Kryqit të Shenjtë, një anëtare e komunitetit të Motrave Françeskane të Kryqit të Shenjtë, në formën e një diktati gjatë një shfaqjeje të Papa Benediktit, me kërkesën për ta bërë atë publike, në veçanti për të informuar Kurinë e Vatikanit dhe të gjithë Kolegjin e Kardinalëve. Ky është një përkthim paraprak, anonim i tekstit në audio të videos lartpërmendur nga Radio Rosa Mystica, Kolumbi. Pyetjes së autenticitetit duhet t'i përgjigjet kushdo që e sheh këtë testament pas vdekjes së Papa Benediktit XVI, i cili vdiq në Dhjetor 2022. 


Kjo zbulon faktet që janë pjesërisht tronditëse në ligësinë e tyre djallëzore. Por Testamenti është gjithashtu një dëshmi e mrekullueshme e një besimi heroik në Jezu Krishtin, Rrugën e Vetëm, Shëlbuesin e Vetëm, që duhet të na inkurajojë të gjithëve për ta imituar, sipas vullnetit të Zotit. Referenca e qartë e Papa Benediktit XVI në disa fjali për Mysterium Iniquitatis, misterin e ligësisë, i cili tani do të nisi pas vdekjes së tij, atë të Papës së fundit, si dhe dëshmia e udhëheqjes së sovranëve të Kishës në këtë kohë të sprovës nga Zoti ynë, Jezu Krisht, “i cili ka gjithçka nën kontroll”, na përgatit për betejën finale midis së mirës dhe së keqes, e cila do të përfundoj me triumfin e të zgjedhurve, triumfin e Zemrës së Papërlyer të Marisë. 

Vizioni i Parë i Motrës Benedikta të Kryqit të Shenjtë, më 2 Shkurt 2023, në festën e qirinjve, gjatë Meshës: 

Ndërsa prifti lavdëronte dhuratat e bukës dhe verës, gjithçka ishte para syve të mi dhe ajo që pashë ishte Papa Benedikti XVI. Ai ishte veshur me rroba të bardha dhe të arta; Ai lavdëroi ofertat dhe altarin dhe pastaj u kthye për të lavdëruar popullin. Kështu unë mund ta shihja atë qartë; Para kësaj, i pashë vetëm shpinën. Ai kremtoi Meshën tradicionale latine. Manteli i tij ishte i bardhë i shkëlqyeshëm dhe në gjoks mban një kryq me smerald. Në kapakun e tij kishte zambakë të qëndisur me argjendin dhe zemrat e shenjta të Jezusit, Marisë dhe Jozefit të gërshetuar në broça ari. 

U habita kur pashë Papa Benediktin XVI me gjithë shkëlqimin e tij; krejt e kundërta nga sa e kisha parë më parë në ëndrrat e mia. Ishte atëherë dita e varrimit të tij; ishte veshur si papë, por nuk shkëlqente; Ai ishte si një njeri i zakonshëm, i vrarë nga mosha. Por sot e pashë ndryshe, e pashë me plot shkëlqim, të rinuar, plot me forcë jete. Gjithçka tek ai shkëlqente, sikur të ishte duke u rrezatuar me dritë nga brenda. Fytyra e tij përputhej me atë të njerëzve të rinj, por të pjekur. Ai dukej shumë i fokusuar. Pastaj dëgjova Papa Benediktin XVI duke shqiptuar fjalët e kanunit në latinishten e përkryer, në ritin e Meshës Tradicionale të Tridentit. Kapela ishte e mbushur me temjan, me ngjyra të shkëlqyera, me një përzierje shumë aromatike mirre. Kishte një ndjesi shenjtërimi në atmosferë. 

Mendoj se të gjithë të pranishmit kishin të njëjtin perceptim. Kishte një frikë të shenjtë ndaj Zotit. Të gjithë ishim mbushur me habi. Ishte shumë solemne kur Papa Benedikti XVI ngriti Hostën e Shenjtë që ishte shndërruar në Trupin e Zotit. Pashë shumë temjan që ngrihej drejt Parajsës. Në njërën anë të altarit qëndron një engjëll. Ai ishte i veshur me rroba mbretërore dhe ishte i fuqishëm, me një kupë të artë në dorë. Kjo kupë ishte e tejmbushur me temjan dhe u ngjit në fronin e Hyjit. Ende në ekstazë, unë ngrita sytë dhe aty ishin tre kamare të arta me gurë të çmuar. Në kamaren e djathtë e njoha Shën Agustin e Hipokës dhe në të majtë Shën Bonaventurën, një shenjtor nga Urdhri ynë Françeskan. Të dy janë Mësues të Kishës. Kamarja në mes ishte bosh dhe pashë Papa Benediktin XVI duke u ngjitur lart për të zënë një vend në atë kamare. Unë pashë sesi engjëlli mbushte altarin me një sasi të madhe temjani dhe më pas e pashë të shenjtëronte Papa Benediktin XVI dhe shenjtorët e tjerë që ishin me të. Para çdo temjanije engjëlli përkulej.

Pastaj pashë Papa Benediktin XVI duke hequr cipën e kafkës së tij duke u flijuar për Zotin. Pastaj e uli shikimin deri tek këmbët, duke u shfaqur diçka si një pasqyrë përmes së cilës ai vështronte kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit. E pashë se po shikonte të gjithë kishën dhe se e mbuloi fytyrën me duar, ashtu si dy shenjtorët e tjerë pranë tij, Shën Agustini i Hipokës dhe Shën Bonaventura. Sikur u vinte turp të shihnin se çfarë po ndodhte në kishë. 

Prifti erdhi tek unë për të më kunguar. Unë isha ende në ekstazë, por priftin nuk e pashë, pashë Benediktin XVI. Ndërsa ai u afrua, unë thashë: "Atë i Shenjtë" dhe mora kungimin. Pastaj rashë në një lloj qetësie shpirtërore. Vazhdova të përsërisja: "Atë i Shenjtë, Atë i Shenjtë". Kur u përmënda, më duhej ndihmë për tek dhoma ime, sepse u ndjeva e dobët dhe në siklet, sepse kishte të ftuar në meshën e 2 shkurtit 2023 dhe nga sa më thanë, të gjithë të pranishmit ishin të vetëdijshëm për ekstazën që kisha. Për një person të zakonshëm si unë, ngjarjet e tilla të mbinatyrshme janë përtej fuqive tona. Shumë nuk e kanë idenë se sa shumë vuan dikush nga këto hire të mbinatyrshme.

Në të njëjtën ditë, më 2 Shkurt 2023, në orën 23:00, Papa Benedikti XVI iu shfaq sërisht Moter Benedikta.

Këtë herë e pashë atë në dhomën time, të veshur me rrobën e tij të bardhë të papës, me kryqin e tij të bukur smerald në gjoks, me unazën e tij të peshkatarit dhe me këpucët e tij të kuqe shumë të ndezura. Ai ishte ulur në një karrige që kam pranë shtratit tim, por karrigia nuk dukej e vërtetë, ishte një karrige e lartë, e veshur me tapiceri të bardhë, druri që ishte zbukuruar ishte i gdhendur imët dhe i artë, shumë elegant, e gjithë gjëja shkëlqente me një shkëlqim rrezatues. E bardha ishte shumë intensive dhe lëkura e tij ishte rozë. Fytyra e tij ishte e shëndetshme, e çlodhur dhe e freskët, me një qetësi të palëkundur.

Unë thirra: "Shenjtëria juaj, a jeni ju?" Nuk kisha ardhur në vete plotësisht. E dëgjova duke u lutur në latinisht me një zë kumbues. Ishte si një lutje për Kishën. Shqiptimi i tij ishte perfekt, sa latinist i madh! 

Ai më shikoi, buzëqeshi dhe tha: "Laudetur Jesus Christ". 
Unë iu përgjigja: Në saecula saeculorum. 

Ai vazhdoi: “Ngrihu, sepse Zoti ynë do që të shkruash atë që duhej të fshihej pas vdekjes sime. Është e rëndësishme ta bësh këtë dhe unë kam shumë për të thënë.”

Shenjtëria e tij më foli në latinisht dhe e kuptova përkryer në spanjisht. Pak kohë më parë një shenjtor tjetër më foli në frëngjisht dhe e kuptova në spanjisht. Si bëhet kjo? Unë nuk e di. Gjithçka që di është se e kuptoj çfarë po më thonë. Kështu u ula me vështirësi dhe mora letër dhe stilolaps për të shkruar. 

Papa Benedikti XVI më tha: “Historia është e gjatë dhe çfarë unë do të tregoj do të shkaktoj një uragan që do të tronditë Kishën deri në themel, sidomos qeverisjen qendrore, Kuria e Vatikanit. Armiqtë e mi mendojnë se kanë fituar me sukseset e tyre, por gëzimi i tyre nuk do të zgjasë shumë. Ata thonë mes tyre: ‘më në fund e kemi heshtur atë. Vota e tij kishte dëmtuar interesat tona. Çfarë lehtësimi!’ 

Por ata nuk e marrin parasysh vullnetin e Zotit. Ata nuk presin që unë të flas, nuk mendojnë për atë mundësi, mendojnë se të vdekurit nuk flasin, por harrojnë se Zoti është i drejtë dhe disa herë, si në rastin tim, i lë të flasin, edhe pse është nga përjetësia dhe dëshmon të vërtetën që është Krishti. Unë jam me Zotin dhe jetoj përherë e përgjithmonë. Zoti ynë di të shkruaj drejtë mbi rreshta të shtrembër dhe më ka lejuar mua që t'u shfaqem shpirtrave të ndryshëm pas vdekjes sime për të dëshmuar se ka jetë pas vdekjes, dhe pavarësisht se sa kanë dashur të më heshtin mua, e vërteta do të dali në dritë, edhe pse pas vdekjes. 

Gjatë meshës funerale të mikut tim të madh Gjon Pali II, ndjeva një trazim të madh në zemrën time. Gjon Pali II ishte kaluar një operacion në qafë me të vetmin qëllim që ta heshtnin atë dhe kështu ta përkeqësonin shëndetin e tij, për ta penguar të merrte vendime që nuk përkonin me masonerinë kishtare, e cila mbante poste të larta në qeverisjen qëndrore, dhe jo se si pohonin mediat e kohës.

Papa Gjon Pali II kishte në mendje një plan tjetër qeveritar, i cili nuk parashikonte për ndryshime, vetëm nëse ato ishin të nevojshme. Ai fillimisht ishte skeptik ndaj një hetimi të kryer brenda Kurias të Vatikanit, një raport që përmbante informacione shumë të rëndësishme dhe komprometuese që kërkonin ndryshime të menjëhershme, sepse kërcënonin stabilitetin e Kishës, informacion ky i njohur në detaje nga paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali I, i cili u vra jo vetëm sepse e dinte këtë informacion, por edhe sepse kishte nisur një spastrim që përfshinte disa ndryshime brenda qeverisjes qëndrore dhe Bankës së Vatikanit, e cila ishte arsye e mjaftueshme për ta hequr atë. 

Vetëm pas vrasjes së tij (të Papa Gjon Palit I),  i madhi Gjon Pali II ndryshoni mendjen. Ai e ndau këtë informacion me mua dhe ne filluam punën. Në atë kohë unë isha Prefekt për Doktrinën e Besimit. Për fat të keq, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte planifikuar. Dëmi i kryer ishte i pariparueshëm dhe ishte shumë e ndërlikuar të hiqeshin shumë hierarkë të lartë të kishës.

Dhe po, është e vërtetë se disa hapa tashmë ishin marrë. Masoneria, e cila ishte mbizotëruese në kolegjin e kardinalëve dhe në dikasteret e ndryshme, i kishte përhapur kthetrat e saj përmes aleancave jo vetëm brenda Vatikanit, por edhe jashtë tij. Ne bëmë vetëm çfarë mundëm dhe jo atë që donim. Është shumë e vështirë të punosh me një qeveri armiqësore, siç bëra unë, dhe me pak aleatë, kundër një mazhorance që hapur qëndronte si relativizëm dhe modernizëm, në të format e veta. Shpejt ne vumë re se kishte një tendencë rebelimi të hapur dhe mosbindje ndaj Papës, dhe e gjithë kjo çonte në një përçarje të madhe brenda Kishës. Gjatë jetës sime, dhe në veçanti gjatë periudhës sime si papë, kam përjetuar momente të tmerrshme dhe të dhimbshme. Disa prej tyre janë të njohura  vetëm nga Zoti. Nuk u mendua kurrë se ligësia mund të arrinte nivelet më të larta, dhe tani Satani ndjehet i fuqishëm dhe zotëria mbi gjithçka. 

Unë kisha mësuar se ekziston një mafia shumë e rrezikshme në Vatikanin e kardinalëve Masonë që ndjekin interesa okulte. Ata janë tradhtarë ndaj Kishës, që zënë poste shumë të rëndësishme dhe kanë krijuar aleatë dhe më pas shkatërrojnë Kishën dhe besimin Katolik nga brenda, kardinalët dhe peshkopët që nuk e kanë frikën e Zotit dhe pa asnjë ndërgjegje i vrasin shpirtrat me gjakftohtësi, e gjitha kjo nga dashuria për pushtetin dhe paratë, dhe largohen sa më larg nga misioni i vërtetë që na u besua nga Zoti ynë Jezu Krisht. Kur pashë trupin e pajetë të madhit Gjon Pali II, mendova për këtë. Dhe në atë moment, në thellësi të shpirtit tim, mora vendimin të shkoja me postin e qeverisjes dhe t'i përkushtohesha shkrimit të librave. Ndjeva se misioni im ishte kryer. Unë kisha dhënë gjithçka, dhe sa më mirë të mundesha. Për më tepër, shëndeti im nuk ishte i mirë. Unë doja ta vazhdoja kontributin tim ndaj Kishës në një pozicion më të qetë dhe më të relaksuar dhe të qëndroja më tepër në prapa skenë.

Isha i bindur se detyra ime kishte përfunduar  pas vdekjes së Atit të Shenjtë. Por planet e Zotit nuk janë planet tona, dhe Ai tashmë kishte vendosur për mua. Në konklavë, kur kuptova me tmerr gjatë votimit se zgjedhja do të binte mbi natyrën time të gjorë njerëzore, i thashë Zotit me dorëheqje nga thellësia e zemrës: “Zot, mos ma bëj këtë!”, një shprehje kjo, që më pas u adoptua nga media, e manipuluar nga disa kardinalë masonë për të shtrembëruar gjithçka dhe për të fabrikuar një imazh shkatërrues dhe të rremë për mua deri në kohën e vdekjes sime. 

Thashethemet tregonin se unë do t’i shtrëngoja ligjet e Kishës sepse isha konservator dhe tradicional, dhe se do të kundërshtoja frymën e re moderne që po shfaqej në atë kohë dhe u tha gjithashtu se isha një kërcënim ndaj planeve të tyre sepse unë kundërshtoja relativizmin. Sa herë më pyesnin nëse e pranoj apo jo vullnetin e Zotit, unë përgjigjesha: “Po, e pranoj vullnetin e Zotit”. Ndërkohë që të gjitha protokollet po përpunoheshin, mendova me vete se në grupin e kardinalëve kishte njerëz që ishin më të kualifikuar se unë, por Zoti në mirësinë e Tij më zgjodhi mua nga të gjithë njerëzit, një punëtor i thjeshtë dhe i përulur në vreshtin e Zotit, një frazë kjo që e bëra publike në ditën e zgjedhjes sime si pasardhës i apostullit Pjetër. 

E dija shumë mirë se çfarë më priste dhe armiqtë e mi ishin bërë më të fortë dhe më të shumtë. Isha në dijeni të disa dosjeve që Papa Pali VI kishte krijuar gjatë pontifikatës së tij në Kurinë e Vatikanit dhe të cilat më vonë ne i studiuam së bashku me paraardhësin tim Gjon Pali II. Dëshira ime ishte të nisja një spastrim të plotë dhe e dija se kjo nuk do të ishte e lehtë, se do të duhej të kishte një ri-organizim total brenda Curias së Vatikanit. Isha i vetëdijshëm se me shumë mundësi do të më kushtonte jetën, siç u kushtua paraardhësve të mi, por vendosa të marr rrugën më të vështirë, i mbështetur nga ndihma e disa njerëzve të besimit.

Për këtë qëllim, unë fillova një pastrim shumë të nevojshëm brenda Legjionarëve të Krishtit në atë kohë, duke e detyruar themeluesin e tyre, Marcial Maciel, të tërhiqej nga të gjitha postet publike. Vetëm kjo më bëri shumë armiq, jo vetëm brenda kishës, por edhe jashtë saj.

E dija se më priste spastrimi më i madh. E njihja Kurinë e Vatikanit dhe të gjitha intrigat që thureshin atje. E dija se unë nuk isha kandidati i preferuar për karrigen e Pjetrit, jo për shkak se më mungonte cilësia, por sepse nuk do ti ndihmoja Masonët në qëllimet e tyre. Ndërkohë, ata do të përgatisnin kandidatin ideal sipas interesave të tyre, kishin nevojë për dikë që të digjej ndërsa ata ishin duke zgjedhur një kandidat që përputhej me pushtetin, dhe zgjidhja e përkoshme isha unë.”

Këtu Papa Benedikti psherëtiu thellë dhe vështrimi i tij ishte si një det i pafund paqeje.

“Por Zoti, në mëshirën e tij të pafund ndaj Kishës së tij, ishte mjaft i dashur ta vononte edhe pak misterin e madh të paudhësisë, sepse Ai e dinte se ky mister do të zbulohej pas vdekjes sime dhe se Ai do të vepronte në liri të plotë, i mbështetur nga ndihmësit e Tij më besnikë. Shkatëruesi i madh i Kishës tashmë ishte ngritur, emri i tij dëgjohej nëpër korridore dhe në mbledhjet e fshehta, por ai duhej të priste deri sa të përgatitej mirë dhe momenti i duhur erdhi, një moment që Zoti e kishte zgjatur në mirësinë e Tij falë lutjeve të shenjtorëve dhe shpirtrave të drejtë në Trupin Mistik të Kishës, shpirtra të thjeshtë, të qetë, të heshtur me besim të palëkundur, të aftë për të dhënë jetën e tyre për Jezu Krishtin, shpirtra që nuk i dorëzohen djallit dhe që e dine se ku eshte faji. Këta shpirtra janë të dashur nga Zoti dhe janë të pranishëm në një numër të madh, ata janë emëruar në qetësi dhe formojnë një ushtri të fuqishme që udhëhiqet prej Nënës së Zotit.”

Pastaj një buzëqeshje engjëllore u shfaq në fytyrën e Papa Benediktit dhe ai vazhdoi:

“Që unë isha një instrument i papërshtatshëm nuk ishte i panjohur për Zotin, sepse ai jep forcën dhe forcat e tij për të mbajtur kryqin me dashurinë, siç ka bërë vetë, dhe ky ishte një ngushëllim për shpirtin tim, i cili tashmë kishte filluar të ndiente refuzimin nga shumica e anëtarëve të Kolegjit të Kardinalëve dhe autoriteteve civile, dhe isha i vetëdijshëm se beteja sapo kishte filluar. Vuajtjet e mia si papë filluan që në ditën e parë të zgjedhjes sime. Kur dola në ballkon dhe pashë thirrjen e një deti shpirtrash, e kuptova fatin tim. Zoti më kishte në duart e tij. Kur u vesha si pasardhësi i Pjetrit, më pushtoi një dridhje. Në të gjithë trupin tim u ndjeva si një qengj i dobët që më çonin në thertore. Gjatë rrjedhës së jetës sime, kam kuptuar se rrugët e Zotit nuk janë të lehta dhe janë të mbushura me trendafila dhe gjemba.

Është e rrezikshme të besosh se dikush mund të zgjedhë çdo rrugë, që të gjitha të çojnë drejt së vërtetës. Ky është një gabim i madh nga ana e personit që tani po “udhëheq” Kishën. E kam fjalën për Françeskun. Ai mund të promovojë këtë lloj regjimi dhe ndarje përbrenda. Në një farë mënyre, kjo do të thotë të pranosh kungimin me relativizmin, një ideologji që unë e kam dënuar pafund, dhe me ideologjitë revolucionare që imponojnë fuqitë e botës me dhunë. Gabimet e rënda të përhapura nga Kisha nga froni i përdhosur i Pjetrit i shtyjnë shpirtrat drejt vetevrasjes. Në një akt dhune djallëzore, e keqja tashmë është bërë dhe nuk mund të zhbëhet, vetëm Zoti mund ta shpëtojë Kishën e tij prej rënies në humnerë dhe këtë e kam parë qartë gjatë seancave të Këshillit të Dytë të Vatikanit. Atje unë pata një vision mbi të ardhmen e gabimeve që kanë dale që nga ai moment, falë keqinterpretimit të këshillit dhe të shumë ujqërve të purpurt që kishin infiltruar dhe që tashmë kishin hyrë përmes përçarjes në Kishë gjatë pontifikatit të Gjon XXIII.

Gjatë gjithë jetës sime kam luftuar kundër relativizmit dhe në shumë nga shkrimet e mia i kam dënuar këto lloj teorish revolucionare që janë kundër Zotit. Mua personalisht më trishtoi kur pashë se si shumica e kardinalëve, me përjashtim të disave, e përvetësuan këtë ideologji. Dhe kjo është arsyeja pse ata kërkuan me padurim reforma brenda Kishës, reforma që kishin të bënin me eliminimin tim, sepse unë isha pengesa e tyre më e madhe.

Unë do të kisha ndjerë urrejtjen e tyre të pakufizuar ndaj meje dhe po të mos ishte mëshira e Zotit, që ishte gjithmonë me mua, sigurisht që do t'u nënshtrohesha këtë sulmeve. Ata patën disa raste për të më vrarë, por Zoti më ruajti, sepse ora ime nuk kishte ardhur deri në ditën kur do të më eliminonin. E dija se me vdekjen time delet do të shpërndaheshin, por isha i sigurt se Bariu Hyjnor do t'i mblidhte ato në kopenë e Tij. Unë isha vetëm një instrument në planin e shpëtimit, asgjë më shumë, dhe së shpejti do të vinte pastrimi i madh. Është Zoti ynë Jezu Krisht ai që është vërtet në krye të Kishës së Tij. Pas vdekjes sime, pati një konfuzion të madh. Në njëfarë mënyre, Zoti lejoi që ligësia e zemrave të atyre që pohojnë se janë dishepuj të vërtetë të Krishtit, dhe që në të vërtetë u bënë Juda i kësaj epoke, për të shkaktuar edhe më shumë konfuzion dhe përçarje brenda Kishës.

Në ditëlindjen time të 95-të, mes shumë përfoljeve të tjera, thuhej: Ky është Papa që nuk donte të bëhej papë, e kam dëgjuar vetë nga disa kardinalë. Ndihesha i lodhur dhe i rraskapitur, u privova nga çdo ndriçim dhe mbështetje. Unë isha rrugës për në Kalvar me Zotin tonë dhe përqafova kryqin e Shëlbuesit. E dija që së shpejti do të vinte ora ime, e përjetova burgun e vetmisë, frikën se mund të mos flisja hapur veçse përmes kodeve dhe shëmbëlltyrave.

Burgun e ditëve e përballova nga një gardian burgu që dija se nuk mund ti besohej. Isha i dërrmuar dhe pa ngushëllim, por u përpoqa ta imitojë zotërinë tonë sa më mirë. Dhe unë nuk e refuzova kupën e hidhur që m'u ofrua, gjithmonë me hirin e Zotit, me gjithë besimin tim te Jezu Krishti dhe mosbesues ndaj forces sime. E dija që Juda Iskarioti ishte pranë meje ditë e natë dhe se shpejti do të më tradhtonte me një puthje të pabesë. Megjithatë unë nuk e refuzova atë, sepse pashë dorën e Zotit në çdo gjë, megjithatë, si një qengj zemërbutë që po çohej në thertore, isha memec dhe nuk e hapa gojën veçse të bekoja dhe të falja.

Juda Iskaroti ishte i mahnitur nga Jezusi, Mjeshtri hyjnor, sepse ai nuk jetoi sipas pritshmërisë së tij si luftëtar politik, por ishte një njeri paqedashës, i përulur dhe zemërbutë. Në një farë mënyre e shihja veten si pasqyrim i këtij imazhit, isha i butë dhe i përulur, një njeri i paqes dhe kjo i hutoi shumë që më sfiduan mua. Shumë më vunë në provë, por më shqetësues ishte gardiani im, sekretari im.

Në të kaluarën, kisha përjetuar një përvojë të tmerrshme të tradhtimit nga miqtë e mi. Gardiani im u shtir si miku im, u shtir se u pendua, u shtir se ishte pranë meje, por në fund të jetës sime mu dhurua një aftësi dalluese e shpirtrave dhe e dija se nuk mund t'i besojë atij dhe njerëzve që jetonin me mua ditë e natë. Burgu im në mërgim ishte manastiri Mater Ecclee dhe kishte një arsye të veçantë për këtë. Zoti u kujdes që unë të isha brenda, si bariu i tij i ligjëruar dhe jo jashtë, për të mbështetur Kishën, për tu lutur dhe për të jetuar në pendesë, përmes një jete në dukje të fshehur dhe të heshtur, pa asnjë ngushëllim, me përjashtim të vizitave të herëpashershme që lejoi gardiani im, sepse ai duhej t'i bindej Zotit të tij, i cili kujdesej që unë të isha i izoluar, pa komunikim me botën. 

Por unë nuk mund të privohesha kurrë nga komunikimi me Zotin. Sa më shumë vuajta, aq më shumë ju afrohesha rrahjeve të zemrës së Krishtit. Jeta ime u bë një lutje e vazhdueshme e ndërmjetësimit. Zbulova mënyrën për të qenë vërtet i lirë, dhe kjo ishte përmes lutjes. Mendja ime nuk u bllokua kurrë siç do të donin disa. Trupi im i kalbur u torturua dhe u trajtua me ilaçe që më kërcënonin sesa e përmirësonin shëndetin tim, duke u afruar pak nga pak me përjetësinë.

Isha i vetëdijshëm për gjithçka që po ndodhte rreth meje. Zoti më dha qartësi në mirësinë e tij, edhe pse isha në një gjendje kaq të dhimbshme. Si përfaqësuesi i ligjshëm i Krishtit, Bariu i vetëm, unë u mbajta rob nga xhelatët e mi. Ata që një ditë më emëruan bariu i barinjve ishin të njëjtët që do të më kryqëzonin pak kohë më vonë, ashtu siç kishte ndodhur me Zotin tonë Jezus të Dielën e Palmave.
 
Është pikërisht sipas kufizimeve dhe dobësive tona njerëzore që nuk jemi thirrur për t'u përshtatur me Krishtin. Me çdo minutë që kalon, mund ta lexoja qartë jetën time në dritën e Krishtit. Hap pas hapi pashë përmbushjen e profecive dhe në fund të jetës sime e pashë veten më shumë në qiell sesa në tokë. E kuptova se mund të isha më i dobishëm për Kishën nëse do të shkoja te Zoti sesa po të qëndroja këtu në këtë luginë lotësh. Dhe ky mendim më nxiti të mbaja kryqin përpara nga dashuria për Atë që iu dorëzua plotësisht Kryqit vetëm nga dashuria për mua. 

Ky është rrëfimi im publik. Unë, Benedikti XVI, Vikari i Krishtit, pasardhësi i fundit dhe legjitim i Apostullit Pjetër, të cilin Zoti i ka dhënë çelësin e Mbretërisë Qiellit, jam futur në burg si Pjetri. 

Sepse unë shpalla të vërtetën, unë jam bërë i urryer ndaj fuqive të botës, të cilët me mizori të dukshme e kanë thyer trupin tim prej balte, por e kanë çliruar shpirtin tim të pavdekshëm, i cili tani shijon pamjen e bekuar të Zotit, vlerësimin e atyre që mbeten besnikë ndaj Birit të Tij Jezu Krishtit, të cilit i takon nderi dhe lavdia përjetë. 

Unë do ta kisha ndjerë urrejtjen e tyre të pakufizuar ndaj meje dhe po të mos ishte mëshira e Zotit, që ishte gjithmonë me mua, sigurisht që do t'u nënshtrohesha këtyre sulmeve. Ata patën disa raste për të më vrarë, por Zoti më ruajti, sepse ora ime nuk kishte ardhur deri në ditën kur do të më eliminonin. E dija se me vdekjen time delet do të përhapeshin, por isha i sigurt se Bariu Hyjnor do t'i mblidhte në kopenë e Tij. Unë isha vetëm një instrument në planin e shpëtimit, asgjë më shumë, dhe së shpejti do të vinte pastrimi i madh. Është Zoti ynë Jezu Krisht ai që është vërtet në krye të Kishës së Tij. Pas vdekjes sime, pati një konfuzion të madh. Në njëfarë mënyre, Zoti lejoi që ligësia e zemrave të atyre që pretendojnë se janë dishepuj të vërtetë të Krishtit, dhe që në të vërtetë u bënë Judas e kësaj epoke, që të shkaktojnë edhe më shumë konfuzion dhe ndarje brenda Kishës.

Në të kaluarën, kisha përjetuar një përvojë të tmerrshme të tradhtimit nga miqtë e mi. Gardiani im u shtir si miku im, u shtir se u pendua, u shtir se ishte pranë meje, por në fund të jetës sime mu dhurua një aftësi dalluese e mprehtë shpirtërore dhe e dija se nuk mund t'i besojë atij dhe njerëzve. që jetonin mua mua ditë e natë. Burgu im në mërgim ishte manastiri Mater Ecclee dhe kishte një arsye të veçantë për këtë. Zoti u kujdes që unë të isha brenda, si bariu i tij legjitim dhe jo jashtë, për të mbështetur Kishën, për të lutur dhe për të jetuar në pendesë, përmes një jete në dukje të fshehur dhe të heshtur, pa asnjë ngushëllim, përveç vizitave të here pas hershme që lejoi rojtari im sepse ai duhej t'i bindej Zotit të tij, i cili kujdesej që unë të isha i izoluar, pa komunikim me botën. Por nuk mund të privohesha kurrë nga komunikimi me Zotin. Sa më shumë vuajta, aq më shumë dhe afrohesha rrahjeve të zemrës së Krishtit. Jeta u bë një lutje e ndërmjetësimit. Zbulova mënyrën për të qenë vërtet i lirë, dhe kjo ishte përmes lutjes. Mendja ime nuk u bllokua kurrë siç do të donin disa. Trupi im i kalbur u torturua dhe u trajtua me drogën që më kërcënonte sesa e përmirësonte shëndetin tim, duke u afruar pak nga pak me përjetësinë.

Me shpejtësi dhe dinakëri, ata bëjnë një grusht shteti dhe një konklavë për të zgjedhur pasardhësin tim të supozuar, duke anashkaluar autoritetin tim. Në konklavë, kishte një maxhorancë kardinësh mason, një përpjekje e organizuar gjatë për të nënvlerësuar kolegjin e kardinalëve, për të cilën ka evidence të padiskutueshme me informacione të gjëra. Infiltrimi u drejtua nga aleatët Masonë në SHBA dhe me urdhër të presidentit të atij vendi, Barak Obama, u bë presion mbi konklavën duke kërkuar që unë të zëvendësohesha nga kandidati i tyre, sepse elitat kryesore të botës, dhe Kina në veçanti, e kërkoi këtë. Ata kishin ngrirë bankën e Vatikanit dhe madje më kërcënuan se do të më vrisnin nëse nuk do të jepja dorëheqjen të nesërmen në mëngjes. Ishte një situatë e paqëndrueshme që lëviste si një shpatë e mprehtë në shpirtin tim. 

Është e qartë se media u manipulua nga Vatikani për të shkatërruar imazhin tim dhe për ta bërë botën të më urrej mua. SHBA kontriboi më së shumti në grushtin e shtetit tim. Sa herë që thosha një fjalë, bëhej zhurmë e madhe mes kardinalëve, sidomos në mesin e klerit gjerman, të cilët ishin të parët që ngritën duart kundër meje, dhe pastaj thosha me vete: një djalë që ngre dorën kundër babait dhe shkakton një përçarje të dhunshme dhe i inkurajon komunitetet e tjera të ndjekin shembullin e tij të rebelimit kokëfortë. Kjo gjendje arriti një nivel kaq të padurueshëm dhe dekurajues për mua, sa Fryma e Shenjtë e Zotit më frymëzoi në lutje për të vazhduar shërbesën e Pjetrit në një mënyrë tjetër, jo aq aktive dhe publike sa medituese. Në këtë mënyrë arrita ta largoj vëmëndjen nga unë nga brënda administrimit qëndror të Kurias të Vatikanit, ashtu si ata ma kërkonin, dhe kështu të shmangja përçarjen më të madhe të gjithë kohërave. 

Si Pontifi Suprem, qendrova i vetem, pa mbështetjen e askujt, përveç disa kardinaleve besnike. Papritur mbeta vetëm me Zotin dhe kuptova se kur fjalët njerëzore nuk kanë efekt, ka vetëm një rrugëdalje: lutja. Dhe kjo është ajo që bëra. U zhyta në lutje, jetova në pendesë, që ishte torturë për armiqtë e mi modernistë, miqtë e pederastisë dhe gjithë ato ideologji revolucionare që bien ndesh me ligjin e Zotit dhe me gjithë moralin e Krishtërimit. Unë, me kontrollin e hirit hyjnor, kam kthyer të hidhurën në të ëmbël dhe kam përfituar nga vuajtja për të mirën e gjithë Kishës dhe Trupit të saj Mistik që më është besuar. Është në dobësinë dhe kufizimin e njerëzimit që jemi thirrur të jetojmë me Krishtin. Ata manipuluan rrjedhën e jetës sime dhe më bën një person të urryer për botën, që duhej të zëvendësohej sa më parë. Ata përhapen thashethemet e pavërtetave se kisha mbrojtur priftërinjtë pedofilë, kur realiteti ishte shumë ndryshe. 

Në imitim të Krishtit, Mjeshtrit hyjnor, unë heshtja dhe nuk e hapa gojën, u mbështeta në ndërhyrjen hyjnore, e vendosa veten në duart e Gjyqtarit të drejtë, dhe si një qengj zemërbutë u çova në thertore për të derdhur gjakun tim për të mirën e Kishës. Si pastor i vërtetë i Kishës Katolike, nuk u tërhoqa, edhe pse nga informacionet e manipuluara dhe të paguara bujarisht të mediave të ndryshme më quajtën tradhtar. Armiqtë e mi thoshin se Kisha do të ngurtësohej me mua dhe se kisha ndërmend të kthehesha në epokën para këshillit. 

Unë isha papa më i sharë dhe më i diskredituar. Emri im shkaktoi kërcëllim dhëmbësh në korridoret e Kurias së Vatikanit. Ndër shpifjet e shumta që u përhapen për mua ishte se isha një frikacak që do të ikja nga kryqi dhe do t’ja mbathja nga ujqërit. Gjithçka kam thënë publikisht apo privatisht është shtrembëruar me qëllimin e vetëm për të organizuar një grup shteti. Një tjetër tha: ‘Ai është papa më i keq që kemi pasur ndonjëherë’, dhe kështu shpatat një nga një më shponin në zemër. Përballë realitetit të ashpër që pashë, vazhdova udhën time, dhe kjo rrugë ishte të ndiqja Krishtin në Kalvar. Mosbindja e kolegjit të kardinalëve arriti në një nivel të tillë sa unë nuk mund ta kontrolloja dot.

Si bari, kam qenë gjithmonë i respektueshëm, i përzemërt dhe i sjellshëm në lidhje me të gjithë, pa përjashtim. Në këmbim mora përbuzje, shpifje dhe fyerje. I ashtu-quajturi sekretari im personal nuk ishte i besuari im, përkundrazi, e dija që nuk mund t'i besohej. Ai ishte xhelati im, një mikrofon i hapur për armiqtë e mi. Ishte Françesku ai që më mbylli në izolim dhe në mbikqyrje të rëndë. Me sa duket, ai kishte frikë se mos do të thoja diçka që do t'i dëmtonte reputacionin. Ai kishte frikë se unë do të zbuloja të vërtetën dhe do të pengoja planin e tij të fshehtë për të shkatërruar Kishën Katolike. Këtë ia bëra të qartë Georgit (Gänswein) kur i thashë: Duket se Papa Françesku nuk më beson më.

Edhe murgeshave të zgjedhura dhe të trajnuara me kujdes që më shoqëronin nuk mund t'u besohej. Ndihesha shumë i vetmuar, isha tamam në burg. Më shumë se një herë unë qava përpara Sakramentit të Bekuar, shikova tek Krishti dhe kërkova forcën për të mos u dorëzuar dhe për dijen për të bërë vullnetin e Zotit në të gjitha gjërat.  

Sekretari im Georgi më pa mua të bëj këtë. Ishte në vitin e dytë të internimit në burg dhe në ditëlindjen e sekretarit tim, kur thashë këto fjalë: “Georg, sot është një ditë e veçantë për ty”. Ai më tha: “Faleminderit, Shenjtëria juaj” dhe më pa me një vështrim të fiksuar. 

Unë vazhdova: “Ju e dini se programi im i vërtetë i qeverisjes nuk ishte të bëja vullnetin tim, por të dëgjoja fjalën dhe vullnetin e Zotit, së bashku me gjithë Kishën, dhe të drejtohesha prej Tij. 

Ai u përgjigj: "Po, Atë i Shenjtë, e di". 

“Epo, sot dua t'ju them se është Zoti ynë Jezu Krisht ai që, në këtë orë të historisë sonë, në këtë moment në dukje të padobishmërisë sime, e udhëheq Kishën dhe do ta çojë atë në drejt një fundi të lumtur, sepse Ai ka premtuar se fuqitë e ferrit nuk do ta mposhtin Kishën. A e beson atë që po të them?” 

Ai tha: “Po, Shenjtëria juaj, ” dhe rreth nesh ishte një heshtje e madhe dhe ne u pamë me njëri-tjetrin. Për herë të parë dhe të vetme, pashë në vështrimin e tij një gjurmë miqësie të vërtetë. Në atë moment iu luta Zotit në thellësi të shpirtit tim për kthimin në besim të Georgit dhe të gjithë armiqve të mi dhe në thellësi të zemrës sime thashë: "Zot, fali ata, se nuk dinë se çfarë po bëjnë".

Sigurisht që unë isha në shkollën e heshtjes së Marisë, e cila mbante gjithçka në zemrën e saj dhe ndër shumë gjëra që mësova në atë mërgim të dhimbshëm ishte heshtja. Heshtja nuk është dobësim, heshtja nuk është frikë apo frikacakje, heshtja është urtësia e Zotit, është maturi. Dhe njeriu me të vërtetë i mënçur është ai që di si dhe kur ta mbyllë gojën, jo ai që flet shumë. Dhe ka raste kur Fryma e Shenjtë nxit të flasësh ose të heshtësh. Heshtja e të drejtit e nxit drejtësinë e Zotit të vendosë, sepse ne e kemi vënë veten … në duart e Zotit, gjykatësit të drejtë.

Kur fillova papsinë time, e bëra të qartë se dëgjoj Fjalën e Zotit me Kishën, bëj gjithmonë vullnetin e Tij të shenjtë, jam gjithmonë i bindur ndaj Fjalës së Tij, gjithmonë i gatshëm të fal sa herë që është e nevojshme dhe të japë një mundësi të dytë, sepse janë shpirtrat ata që duhet të mbështeten mbi një bari të vërtetë që e shmang gjithmonë gjykimin për të mos u gjykuar dhe që është gati të korrigjojë kur është e nevojshme; dhe ndërsa unë e kuptoj se dikush ka dobësi njerëzore dhe unë i kisha ato, është gjithashtu e vërtetë që nuk e kam lëshuar dorën e Zotit, i cili ishte gjithmonë në një varkë me mua. Dhe pse pati shumë stuhi, asnjëherë nuk e humba besimin tek fuqia e Zotit. Pavarësisht nga shumë dështimet e mia, unë i qëndrova gjithmonë besnik Zotit dhe përsërita në zemrën time fjalët e Pjetrit: Zot, Ti e di, Ti e di që të dua

Ishte shumë e dhimbshme për njerëzimin tim të thyer të zbuloja se ata po më helmonin me ngadalë, sepse dëgjova zotërinë tim Georg Gänswein, pa e vënë re ata, duke u dhënë udhëzime nga Françesku murgeshave që më shërbenin mua. E dëgjova të thoshte: vazhdoni t'i jepni ilaçet, bëni gjithçka që duket e natyrshme, mos dyshoni për asgjë, mos bëni pyetje, urdhërat nga lartë, mos u shqetësoni, ju do të shpërbleheni mirë. Bëra sikur nuk vura re asgjë dhe që nga ai moment, çdo ushqim apo ilaç që më jepnin ishte torturë, e shmangja ushqimin nga frika se mund të ishte i helmuar. Dhe kjo mungesë ushqimi ishte edhe më e dëmshme për shëndetin tim tani të dobët. Gjithmonë i bekoja barnat sepse isha i sigurt se ato i zëvendësonin. 
 
Jeta ime në burg, e cila kishte zgjatur gati 10 vjet, po vinte drejt fundit. Zoti ishte me nxitim me mua. Edhe sikur të kisha dashur të flisja qartë, nuk mund ta kisha bërë. Ata as nuk do të më kishin besuar. Do t'i kishin shtrembëruar fjalët e mia, nuk kisha askënd rreth meje që t'i besoja. Ishte një situatë shumë stresuese, kështu që Zoti më ndriçoi që të komunikoja disi përmes kodeve dhe shëmbëlltyrave, përmes librave, duke shpresuar që më në fund dikush do ta kuptojë se si unë flisja. 

Me rastin e ditëlindjes sime të 95-të, Françesku erdhi për të vizituar, solli një shishe verë me pastë karamel dhe më pyeti nëse mund të ishte vetëm me mua. Nuk e kisha menduar kurrë që cinizmi dhe aftësitë e tij për ligësi ishin kaq të hapura. Përsëri pashë urrejtjen e tij ndaj meje, ndaj Kishës dhe, mbi të gjitha, urrejtjen e pakufizuar ndaj Nënës së Zotit. Gjithmonë e kam konsideruar veten një person paqësor dhe diplomatik: Çfarë mund të bëj? Vetëm duke vuajtur në heshtje, në vetmi të madhe, sepse në fund të jetës sime e gjeta veten në pajtim me Krishtin e vuajtur, i cili ishte braktisur nga çdo ndihmë hyjnore. Kjo ishte pjesë e pastrimit tim. E kuptova. Zyra ime si famullitar i Krishtit kërkonte një pastrim të madh. Më ishte besuar shumë dhe shpejt do të më  duhej t'i përgjigjesha Zotit për të gjithë administrimin tim. Më duhet të përgjigjesha, jo vetëm për shpirtin tim si i Krishterë i pagëzuar, por për të gjithë kishën. Sa përgjegjësi e madhe, çfarë kryqi të rëndë duhet të mbaja si papë. Që nga ai moment, gjithçka ishte e qartë për mua dhe ky realizim më bëri dyfish të sikletshëm.

Nën vulën e rrëfimit dhe në sjelljen e tij tërheqëse të vëllazërisë së rreme, Bergoglio, më mirë Françesku, më tha me një ton tallës dhe në mënyrën e tij shumë cinike dhe të pamëshirshme se do të donte ta kishte Kishën në duart e tij, se do ta shkatërronte atë plotësisht dhe do ta varroste Eukaristinë përgjithmonë. Ai tha: “Zotin tuaj do ta fshij nga faqja e dheut, kam shumë aleatë që më ndihmojnë, jo vetëm nga brenda por edhe nga jashtë. Kuria gjunjëzohet në këmbët e mia, dhe Kolegji i Kardinalëve, ata janë qenë besnikë, siç e di. Nuk mund ta mohosh që janë besnikë, se binden,” dhe ai buzëqeshi me djallëzi. “Unë i solla këtu për ju dhe në rast se nuk e di, do t'jua konfirmoj. Konsideroje këtë një favor nga ana ime. Unë nuk jam aq i keq sa thonë ata. Ai buzëqeshi përsëri, këtë herë i akullt. 

Vështrimi i tij më trembi dhe ta kisha përballë ishte si të shihja Satanin. Ai më rrëfeu se një nga qëllimet e tij ishte të hidhte baltë mbi Nënën e Zotit, të zhdukte dogmat nëse ishte e mundur dhe të shkelte Eukaristinë. Më tha se do të zhdukte me një goditje ritin e jashtëzakonshëm, duke lënë vetëm ritin aktual me profecitë dhe sakrilegjet e shumta. Përfundimisht, riti i ri u përpunua nga një mason, i cili ishte ekspert në liturgji, dhe ai më rrëfeu se ndjeu gëzim kur shkoi në Tepeyac dhe ofendoi Mbretëreshën e Qiellit ballë për ballë. Ai foli për Meksikën. Dhe më pas ai u kënaq shumë në pantomimën që kreu me përkushtimin e supozuar të Rusisë dhe të botës ndaj Zemrës së Papërlyer të Marisë.
 
Më tha, duke mu afruar edhe më shumë dhe me ironi: “A doni të dini se kë kam thirrur për imazhin e dashur të Zojës Fatime?” Unë iu përgjigja se nuk ishte e nevojshme.
 
Ai më tha se do të ma thotë gjithsesi sepse e dinte se do të më lëndonte: “Unë kam thirrur Mbretin e Errësirës, e kupton?” 

Unë qëndrova në heshtje të plotë, më pas ai tha: “O gjysh, e pranoj se u argëtova shumë, por është koha për t'i dhënë fund lojës. Katolikët janë injorantë dhe të pamend dhe është mirë që të jenë të tillë, të bindur dhe të nënshtruar ndaj gjithçkaje që thuhet.” Dhe ai buzëqeshi përsëri. 

Ai më rrëfeu se i jepte kënaqësinë më të madhe të më shihte duke vuajtur. Ai më tha se i pëlqente dhe se isha prehu i tij, se ai kishte jetën time në duart e tij, se mund të më mbyllte mua përgjithmonë në çdo moment, se nuk ishte hera e parë që e bën dhe se nuk e kishte problem. 

Ai tha: “A e dini se çfarë është eutanazia?” Dhe ai buzëqeshi, tundi kokën dhe tha me një vështrim: "A keni dhimbje?" U trondita nga gjithçka që dëgjova të thotë, nuk mund ta besoja një ligësi të tillë, në zemrën e tij kishte vetëm urrejtje dhe nga buzët e tij nuk dilte gjë tjetër veçse tmerr. 

Menjëherë më tha: “Atë i Shenjtë, mos u shqetëso, vuajtja jote do të shkurtohet së shpejti, të premtoj”, dhe unë e shikova dhe iu përgjigja: “Ti nuk i frikësohesh Zotit”. Dhe ai më tha: "Unë nuk njoh frikë" dhe shtoi: "Çfarë është frika?".

Thashë me vete: Ai është shkatërruesi i Kishës dhe ishte e qartë se ai ishte nën ndikimin e Satanit. Pastaj mendimet e mia fluturuan drejt Fatimes dhe lotët mi mbushën sytë. Isha i sigurt se ditët e mia ishin të numëruara dhe se perdja e jetës sime do të binte shpejt. 

Personi përgjegjës për shkurtimin e atyre ditëve ishte rojtari im. Sekretari im në dukje besnik Gänswein. Kjo detyrë i ishte besuar atij, dhe ai duhej ta përmbushte atë pa lënë as dyshimin më të vogël për vrasje. Një ditë para vdekjes sime, sekretari ime mori një telefonatë. Ishte Françesku dhe tha këtë frazë, "Është koha" dhe e mbylli telefonin. E kisha dëgjuar sepse ishte pranë meje dhe mendoi se isha në gjumë. Unë nuk i rezistova xhelatit tim. E prita me durim fundin tim. Çfarë mund të kisha thënë apo bërë tjetër pasi unë është i izoluar dhe i ruajtur 24 orë në ditë, sepse ata ishin vërtet në krye të Vatikanit dhe ata, që tani janë një maxhoritet falë Françeskut, manipuluan informacionin dhe publikuan një të vërtetë që ishte e modifikuar dhe e paguar bujarisht nga vetë Vatikani. 

“Nuk është sekret se gjatë historisë, shumë papë u vranë dhe u helmuan nga të njëjtët kardinale masonë që kishin infiltruar në qeverisjen qendrore. Pasi ata u bënë sekretarë të shtetit, shumë nga këto vrasje u hodhën poshtë si vdekje natyrale ose atak në zemër dhe për të zhdukur çdo dyshim, ato u shpallën shenjtore. Për të përmendur vetëm një shembull: dosjet e Papa Gjon Palit I dhe të madhit Pali II, ndaj të cilëve ata kishin bërë disa tentativa të dështuara për t’i vrarë, dhe të cilët përfundimisht u heshtën me një laringektomi (heqja e laringut) të panevojshme dhe të qëndrueshme. Më në fund, unë jam këtu dhe mund t'ju siguroj se ka shumë mënyra për të vrarë.”  

Vështrimi i tij ishte një vështrim në pafundësi, ai i Benediktit XVI. Nuk mund ta besojë, thotë motra Benedikta, atë që dëgjova. Ndjeva një dhimbje të madhe në zemër dhe një indinjatë të madhe, por atje isha, e ulur buzë shtratit, në heshtje të plotë, duke shkruar sikur të isha sekretare e  Papës dhe duke thënë me vete: Çfarë tmerri, o Zoti im. Çfarë përulësie. 

Pastaj Ati i Shenjtë më shikoi dhe tha: “Qëndro e fortë dhe vazhdo të shkruash. Kam ende shumë për të thënë, e gjithë kjo tashmë është pjesë e historisë. Shkruaj, bijë.”

Unë i thashë, "të dëgjoj, Atë i Shenjtë", dhe ai vazhdoi:

"Si Papë, kam veshur gjithmonë kostumin e bardhë, duke shpresuar se bota do ta kuptojë se unë nuk kisha dhënë kurrë dorëheqjen dhe se isha nën presion për të vepruar dhe për të marrë vendimin për të mirën e Kishës. Në ato pak biseda që mund të bëja, gjithmonë shprehesha në mënyrë të mbuluar, për të mos ngjallur dyshimin e armiqve të mi, që më ruanin vazhdimisht dhe më duhej të kisha shumë kujdes. Armiqtë e mi ishin të shumtë dhe kishin shumë mikrofona. Tani gëzoj paqe të madhe, sepse Zoti është i drejtë dhe Ai gjithmonë zgjedh kohën e duhur. Këto janë raste kur shumë mendojnë se e zotërojnë dhe e njohin të vërtetën. E vërteta është vetëm një: Krishti, dhe vetëm Atij duhet t'i qëndrojmë gjithmonë besnikë, edhe nëse kjo na kushton jetën, siç u bë me mua. 

Më 8 Dhjetor 2022, me një gjest besimi dhe vullneti të mirë, unë e informova sekretarin tim se kisha shkruar disa letra dhe enciklikën time të fundit Maria  Coredemptrix (Bashkëshpenguese), Mediatrix (Ndërmjetëse) and Avokate. E thashë këtë, i përkrahur fort nga paraardhësi im, i madhi Gjon Pali II, një mbrojtës besnik i Maria Coredemptrix (Bashkëshpenguese) në këmbët e Kryqit. I thashë sekretarit se ku ishin. Surpriza e tij nuk vonoi. Më tha: Letra?!, dhe në të njëjtën kohë më tha me një ndjesi të detyrueshme se më falenderon për votëbesimin. I vura në dukje se këto letra ishin konfidenciale dhe i drejtoheshin qeverisjes qendrore, Kurisë së Vatikanit, Kongregatës për Doktrinën e Besimit dhe Liturgjisë, Kolegjit të Kardinalëve, Kardinalëve Gerhard Ludwig Müller, Raymond Leo Burke, Kardinali Zen, Kardinali Robert Sarah, Vëllazëria Priftërore e Shën Piut X, dhe e Shën Pjetrit.

U shkrova një letër priftërinjve dhe seminaristëve duke i nxitur ata që gjithmonë të përpiqen të jenë priftërinj shembullor, të gjallëruar nga lutja e vazhdueshme dhe intensive, duke ndjekur pastërtinë dhe shoqërinë me Krishtin dhe se vetëm në këtë mënyrë priftëria do të jetë e suksesshme dhe të ketë fryte apostolike dhe i këshillova ata të mos joshen kurrë nga arsyeja e detyrave dhe e pushtetit – fjalët që i kam thënë shpesh priftërinjve dhe seminaristëve. Së fundi, i nxita të mos bënin gabim të merrnin kungimin në dorë dhe të bënin pendesë sipas kërkesës së Zojës.

Unë gjithashtu i shkrova letra edhe Institutit të Jetës së Përkushtuar, gazetarëve në mbarë botën dhe mikut tim të mirë, teologut Giulio Columbi. Më në fund, i drejtova një letër të hapur Popullit të Zotit. I kërkova Georg që këto letra të botoheshin tre ditë pas vdekjes sime dhe ai ma dha fjalën.   

Në detyrën time për të imituar Krishtin, i cili kishte me vete deri në fund Judë Iskariotin tradhtar dhe të pabesë, një imazh i tradhtarëve që do të shiheshin në Kishën time, ashtu kisha edhe Georgun, ndaj të cilit tregova dashuri, besim dhe durim të sinqertë deri në momentin e fundit, duke dëshiruar mirëqenien e shpirtit të tij dhe të konvertimit të tij, edhe pse e dija se së shpejti do ta shihja atë të kryente tradhtinë më të keqen dhe vrasjen më të madhe. 

Duke e ditur se sekretari im do të më tradhtonte, vendosa me mënçuri t'i jepja një kopje të letrave mikut tim të madh Giulio Columbi në vizitën e tij të fundit, e cila m'u dhurua nga një mrekulli e Zotit pas shumë lutjes nga sekretari im Gänswein. Në mënyrë diskrete dhe pa ngjallur dyshime, me shpejtësi i shpjegova Giulio çfarë po ndodhte dhe i kërkova atij ti publikonte këto dokumenta pas vdekjes sime që po afrohej dhe ti jepte një kopjo çdo anëtari të Kolegjit të Kardinalëve, me qëllim që ata të mund të merrnin vendimet e duhura dhe të mblidhnin një konklavë të ligjshmepas vdekjes sime. 

I motivuar nga ky akt besimi që i tregova sekretarit tim, ai i komunikoi fshehtas dhe pabesisht gjithçka Françeskut, letrat dhe enciklikën, enciklikën Maria Coredemptrix (Bashkëshpenguese), që e kisha shkruar dhe në të cilën unë shpallja në mënyrë dogmatike bashkë-shpëtimën e Nënës së Zotit. Pa e vënë re ai, dhe falë volumit të telefonit të tij, unë mund të dëgjoja Françeskun të jepte urdhër për të djegur gjithçka, dhe ai shtoi: “Nuk duhet të lëmë asgjë që mund të jetë komprometuese”, ndaj së cilës ai u përgjigj: “do ta bëj” dhe e mbylli telefonin. Ai nuk e dinte që unë kisha dëgjuar gjithçka. 

[Megjithatë, Giulio Colombí vdiq më 1 janar 2023, një ditë pas vdekjes së Benediktit]. 

Duke e ditur tradhtinë e sekretarit tim Georg Gänswein dhe si një mundësi të fundit që ai të justifikohej para Zotit, i rekomandova atij në veçanti enciklikën që shkrova më 25 mars 2022. Mars 2022, në të cilën pas 3 vjet, ditë dhe natë, në lutje të thellë dhe duke i kërkuar Zotit ta ndriçoj shërbëtorin e Tij me Shpirtin e Tij Të Shenjtë, unë solemnisht dhe sipas dogmës e deklarova rolin, duke e ditur dokumentacjonin e plotë dhe të saktë që ndodhej në arkivat dhe e shoqëronte këtë dogmë të re Mariane, e zbuluar tek Virgjëra e Bekuar Mari si Nëna shpirtërore e të gjithë popujve, mes tre aspekteve kryesore të saj si Coredemetrix (Bashkëshpenguese), Mediatrix (Ndërmjetëse) dhe Avokate, të cilat e mundësojnë atë të ushtroj plotësisht rolin e saj si nëna shpirtërore, një dhuratë kjo e dhënë asaj nga Biri i saj Jezu Krishti mbi kryq për gjithë njerëzimin e të gjitha kohërave. 

Enciklika thotë: “Virgjëresha e Bekuar Mari është Nëna jonë në rendin e hirit, Coredemptrix (Bashkëshpenguese), Mediatrix (Ndërmjetëse) dhe Avokate, amësia e cilës është universale dhe u është adresuar gjithë popujve dhe racave që nga krijimi i botës, duke filluar me shpëtimin e arritur nga Biri i saj Jezu Krishtit. Përballë krizave të paprecedentë të besimit, familjes, shoqërisë dhe paqes që karakterizon gjendjen e tanishme të njerëzimit, ndërmjetësimi i Nënës së Zotit kërkohet sot më urgjentisht se kurrë.

Jam i bindur se ky përkufizim i papës mbi amësinë shpirtërore të Virgjëreshës së Bekuar Mari do të jetë një ilaç i jashtëzakonshëm për krizat aktuale globale që e kërcënojnë njerëzimin”, dhe unë e firmosa: Benedikti PP. XVI, Bariu i Barinjve.

Kur mbarova së shkruari këtë enciklikë, mora një shenjë nga qielli. Në zemrën time, isha i sigurt se karriera ime kishte mbaruar. Ishte gjëja e fundit që do të bëja si papë dhe që nga ai moment orët po numëroheshin. Unë u ndjeva në atë moment si Omega që përfundoi një cikël në Kishë dhe filloi një persekutim të ri dhe të besimit të fortë. 

Atë mëngjesin e fundit nuk mund të flija, po merrja frymë rëndë, netët e mia pa gjumë po zgjateshin më shumë. Por unë isha i vetëdijshëm se Zoti ishte në kontroll. Gjendja ime shpirtërore nuk ishte më e mira, u ndjeva i lodhur dhe shumë i pushtuar nga gjithçka që e dija se po ndodhte, me rrëfimin e Françeskut që më mundonte ditë e natë dhe se nuk flisja dot duke pasur parasysh situatën time, dhe në veçanti vulën e rrëfimit, e cila është e pathyeshme. Më mundoi mua për të shkaktuar një skandal të paparë. Komunikimi im me botën ishte i mbuluar, ishte si një ulërimë e heshtur në agoninë time të gjatë dhe të dhimbshme.

Pastaj erdhi momenti kur sekretari im Gänswein hyri në orët e hershme të mëngjesit. Ai mendoi se isha në gjumë, sepse kisha kaluar disa netë të gjata. Ai ishte i bindur se më kishte mashtruar gjithë ato vite që ishim të detyruar të jetonim bashkë. Për habinë e tij, unë isha zgjuar. Unë luta rruzaren ndaj Nënës sime të mirë dhe të dashur, shoqes sime në këtë mërgim, Marisë Coredemptrix (Bashkëshpenguese). Çfarë shoqëri më të mirë mund të kishte se ajo që ishte gjithmonë besnike ndaj Birit të saj Jezu Krisht dhe që qëndroi në këmbët e kryqit? 

Georg erdhi tek unë dhe më tha: “Shenjtëria juaj, nuk mund të flini? Unë duhet t'ju jap këto ilaçe”. Unë isha i mbaruar dhe Zoti ma bëri të ditur se ishte koha për të ikur. Atëherë e vështrova atë në sy. Ai më pa dhe menjëherë i largoi sytë. Vështrimi i tij ishte i ftohtë, si i një kufome. 

Unë mora zemër dhe i thashë: “Georg, a e ke menduar ndonjëherë vdekjen time?” Ai u përgjigj: "Jo, Shenjtëria juaj". I thashë: “Duhet të bësh këtë dhe ta analizosh shpesh ndërgjegjen, është shumë e shëndetshme për shpirtin, jeta është shumë e shkurtër dhe një ditë do të duhet t'i përgjigjet Zotit për jetën tënde”. 

Ai më tha: “Shenjtëria juaj, pse këto fjalë?” 

Me një ton shumë të ulët dhe me vështirësi në frymëmarrje, iu përgjigja: “Gänswein, je me mua për një kohë të gjatë dhe nuk më njeh akoma? Atë që duhet ta bësh, bëje tani dhe pa u zgjatur, por mos harro se një ditë duhet t'i përgjigjesh Zotit, mos e harro këtë,” dhe ia ngulëm sytë njëri-tjetrit në heshtje.

Atëherë sekretari ime u habit dhe e kuptoi se unë e kisha ekspozuar mashtrimin e tij dhe në këtë rast ishte ai që ishte mashtruar. Më pas më bëri injeksionin dhe më tha në vesh: “është koha për t'i dhënë fund lojës”. Unë isha gati dhe u luta, dhe në kundërshtim me dëshirën e tij, unë pata paqen, atë paqe që vetëm Zoti mund t’ja japë shpirtit dhe unë i pëshpërita atij: "Unë t’i fal të gjitha nga zemra" dhe në agoninë time, fjalët e mia të fundit ishin: “Zot, të dua. Ti më njeh mua dhe e di që unë të dua.” 

Dhe më zuri gjumi si dikush që e ka zënë gjumi në krahët e nënës së tij.

Gjatë gjithë pontifikatit tim të dhimbshëm, dmth. gjatë gjithë tetë viteve të postit aktiv dhe gati të dhjetë viteve të postit meditues, kam qenë subjekt i kritikave dhe poshtërimeve të ashpra. Gjatë gjithë jetës sime u nënshtrova pa mëshirë ndaj talljeve publike, por poshtërimi më i dhimbshëm që përjetova kur erdha në Berlin dhe peshkopët dhe kardinalët gjermanë refuzuan të më mirëprisnin mua.

Poshtërimi tjetër dhe më i madhi që përjetova ishte nga ana e xhelatëve të mi në ditën e varrimit tim. Kur e pranova shërbesën e Pjetrit më 19 Prill 2005, pata atë siguri të patundur që më ka shoqëruar gjithmonë, siguria e jetës së Kishës përmes Fjalës së Zotit. Në atë kohë, si herët e tjera, u shpreha publikisht. Fjalët që jehonin në zemrën time ishin këto: “Zot, pse e do kete nga une dhe çfarë kërkon nga une? Është një barrë e rëndë që Ti ma ke vendosur mbi supe, por nëse më kërkon fjalën Tënde, unë do të hedh rrjetat e mia, duke besuar se Ti do të më udhëzoje pavarësisht nga të gjitha dobësitë e mia.”

Në fundin e jetës sime, mund të them se Zoti më udhëzoi vërtet, se më ishte pranë, se çdo ditë e ndjeja praninë e Tij, se kisha momente gëzimi e drite, por edhe momente jo të lehta. U ndjeva si Pjetri me apostujt në barkë në Detin e Galilesë. Zoti na dha shumë ditë me diell dhe me fllad të lehtë, ditë kur kishte shumë peshkim, por kishte edhe raste kur uji ishte i trazuar dhe era e paqëndrueshme, si në të gjithë historinë e Kishës, dhe Zoti dukej se ishte në gjumë. Por unë e kam ditur gjithmonë se Zoti ishte në atë barkë dhe gjithmonë e kam ditur se barka e Kishës nuk është e imja, jo e jona, por e Tij, dhe Zoti nuk e fundos atë, është Ai që e udhëheq atë, sigurisht edhe me anë të njerëzve që ai ka zgjedhur sepse ai e ka dëshiruar atë. Kjo ishte dhe është një siguri që asgjë apo askush nuk mund të turbullojë, dhe prandaj zemra ime është e mbushur me mirënjohje ndaj Zotit sot, sepse Ai nuk e ka lënë as gjithë Kishën apo mua pa ngushëllimin, dritën dhe Dashurinë e Tij. 

Unë e kam dashur secilin prej jush, pa dallim, me atë dashuri baritore që është zemra e çdo bariu, në veçanti e Peshkopit të Romës, pasuesit e Apostullit Pjetër, çdo ditë. Unë e kam bartur secilin prej jush në lutje me zemrën e një babai. Dua që përshëndetja dhe falënderimi im të shkoj tek të gjithë. Unë dua që zemra ime të zgjerohet në të gjithë botën. Tani, në fund të karierës sime, mund t'ju siguroj se Papa nuk është kurrë vetëm. Zoti ka qenë gjithmonë me mua. Ai ka punuar me mua. Ai pushoi me mua. Ai u gëzua me mua për kapjen e bollshme. Dhe ai qau me mua. Të gjitha këto zemra ime i ka përjetuar gjatë kohës së pontifikatës sime, deri në ditën e fundit të vdekjes sime. 

Po-ja ime ishte një dorëzim total ndaj Zotit dhe veprës së tij të shëlbimit. Ishte një po përgjithmonë në Zemrën e Papërlyer të Marisë. Unë kurrë nuk e lashë kryqin, siç kanë pretenduar shumë, por qëndrova krahë Zotit  të kryqëzuar në një mënyrë të re, i fortë me Marinë në këmbët e kryqit të Zotit tim. 

Tani dua të të kërkoj një favor të fundit." 

"Po dëgjoj, Shenjtëria juaj," u përgjigj motra Benedikta.

"Dua që ta publikosh këtë në media pa lënë mënjanë asnjë detaj, siç e kam shkruar, sepse çdo gjë ka një rëndësi të madhe për Kishën. Mos ki frikë, e kuptoj që është një mision delikat që unë ta kërkoj. A mund të të besoj ty?" 

Dhe motra i përgjigjet: “Shenjtëria juaj, sigurisht që mund të mbështeteni tek unë, unë do të jem sekretarja juaj, nëse më lejoni”. 

Dhe ai i thotë asaj: “Bëje këtë dhe mos ki frikë nga hakmarrja e rrezikshme që mund të shkaktoj kjo letër. Unë dua që ajo të arrij në Kurian e Vatikanit, tek çdo anëtar i Kolegjit të Kardinalëve”. 

“O Atë i Shenjtë, mund të bëj një pyetje”, thotë motra dhe ai përgjigjet: "Po degjoj."

“Pas vdekjes suaj, u botua një testament shpirtëror, me sa duket i juaji. A është e vërtetë që është e juaja?” 

Papa Benedikti u përgjigj: “Sa i përket Testamentit tim Shpirtëror, do t'ju them se është botuar në formë jo të plotë. Çdo papë është i lirë të shkruaj një testament shpirtëror. Unë doja ta shkruaja atë në dy pjesë. Vendosa ta bëj këtë sepse unë isha në një gjendje të vështirë në atë kohë dhe pikërisht sepse ekzistonte rreziku i përçarjeve brenda Kishës. 

Situata ishte kaq e ndërlikuar sa që rrezikova të mbyllesha në burg të vërtetë nëse nuk i përmbushja kërkesat e tyre - presioni dukej qartë se vinte nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveria Kineze.

Kjo ishte arsyeja që nuk mund të shkruaja një testament të plotë dhe po mendoja ta shkruaja atë në dy pjesë. 

Pjesën që u botua e quajta Alfa, ndërsa pjesën e dytë të testamentit e quajta Omega. Kjo pjesë e dytë u dogj së bashku me letrat dhe enciklikën që kisha shkruar. Kjo pjesë e dytë është pjesa që sapo të kam diktuar ty. Kjo është arsyeja pse ky dokument është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që ta nxjerrësh në dritë. Kjo detyrë kërkon guximin tuaj." 

"E kuptoj, Shenjtëria juaj", tha motra. 

"Sa i përket sekretarit tim [Gänswein], do t'ju them se ai më ka përdorur përsëri në avantazhin e tij. I referohem edhe librit që ai vetë botoi. Shumë nga rrëfimet e tij janë përshtatur sipas dëshirës së tij. Ai thjesht po përpiqet të japë pa thënë çfarë ai duhet të thotë. Por kjo është e parëndësishme tani. Dëshmia e vërtetë dhe më shumë se një dëshmi është ky dokument që sapo ju kam diktuar dhe që po jua lë me shkrim falë jush që ishe sekretare e Zotit dhe tani jeni e imja. 

Para se të përfundoj, dua të dërgoj një mesazh besimi tek të gjitha komunitetet fetare përmes komunitetit tënd. Në këtë ditë, unë ju ftoj juve, që merrni pjesë në jetën dhe misionin e Kishës në botë, mbi të gjitha të ushqeni një besim të aftë për të ndriçuar shërbimin tuaj, në mënyrë që jeta juaj të jetë një shenjë ungjillore e kontradiktave për një botë që sa vjen e largohet nga Zoti dhe dashuria e tij. Një botë që dëshiron të jetojë pa Zot është një botë pa shpresë.

Vishuni, fëmijë të butë, në Jezu Krishtin dhe mbani armët e dritës, siç këshillon apostulli Pal, dhe qëndroni zgjuar dhe vigjilentë. Mos harroni gjithmonë se gëzimi i jetës së shenjtë shkon paralelisht me pjesmarrjen në kryqin e Krishtit. Kjo gjë ishte e vërtetë edhe për Marinë Coredemptrix (Bashkëshpenguese). Në këtë festë të Dritës, uroj që Lajmi i Mirë në ju të jetohet, të dëshmohet dhe të shpallet dhe të shkëlqejë si fjala e të vërtetës. Ju jeni dritat e Kishës dhe qëndroni fort në këmbët e kryqit me Marinë, Nënën e Zotit. Thuaju të gjithëve se jam me Zotin. Unë shkoj, por edhe qëndroj dhe e shoqëroj Kishën në pastrimin e saj deri në Kalvar, që të stoliset me të njëjtën lavdi si Dhëndri.

Të dashur miq, Zoti e udhëheq Kishën Tij, Ai e mbështet gjithmonë atë dhe sidomos në kohë të vështira. Mos e humbni kurrë atë vizion besimi që është i vetmi vizion i vërtetë i rrugës së Kishës dhe botës. Qoftë gjithmonë në zemrën e secilit prej jush njohuria e gëzueshme se Zoti është me ne. Ai nuk do të na zhgënjejë. Ai është pranë nesh dhe na mbush me dashurinë e tij. Unë kërkoj mbrojtjen përjetshme të Marisë, Coredemptrix (Bashkëshpenguese) dhe Apostujve Pjetër e Pal për të gjithë Kishën, dhe me dashuri t'ju japi të gjithë fëmijëve të Zotit bekimin Apostolik: Pater et Filius et Spiritus Sanctus. Amen.

“Shenjtëria tuaj”, thotë motra Benedikt, “dhe tani nënshkrimi juaj”. 

Ai tha: “Shkruaj: ‘Benedikt PP. XVI’"